Lajme

Ish-këshilltari i Veselit “godet” politikanët e Kosovës: Po i tregoni dokrra shqiptarëve

0

Ish-këshilltari i Veselit, Blerim Latifi përmes një psotimi në facebok ka shkruar për gjendjen e krijuar politike në Kosovës

Latifi thotë që amerikanët e kanë vendosur në Beograd qendrën rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, më pas edhe mbështetjen e Erdoganit Vuçiq tashmë e ka për ndërtimin e një zone gjigante industrial në Vojvodinë.

Më tej, ish këshilltari thotë që kështu Serbia po merr përsëri rolin e dikurshëm si epiqenndër e Ballkanit ndërsa shiqptarët kalojnë kohë duke konsumuar dokrrat e politikanëve, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Amerikanët e kanë vendosur në Beograd qendrën rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar. Erdogani i premtoi Vuçiqit ndërtimin e një zone gjigante industriale në Vojvodinë.Investimet turke në Serbi janë shumë herë më të mëdha se ato në Kosovë e Shqipëri, të marra së bashku.Nga shuma e 15 miliardë eurove të investimeve kineze në Ballkan,10 miliardë janë investuar në Serbi. Thënë me pak fjalë: Serbia po e rifiton rolin e dikurshëm si epiqendra e Ballkanit.Pa luftë, por me diplomaci.Ndërkaq, shqiptarët duhet të kalojnë gjithë kohën duke konsumuar dokrrat e politikanëve të tyre,që të vetmet gjëra që dinë t’i bëjnë me efikasitet të lartë janë: të akuzojnë njëri tjetrin për gjërat që shkojnë keq, t’i vjedhin zgjedhjet dhe tenderët publikë për t’i mirëmbajtur klientelat e tyre politike./BS

Lexo të tjera