Bota

Ish-kreu i Kushtetueses: Gjykata Speciale ka mandat, s’ka dyshime për këtë

0
ish-kreu-i-kushtetueses:-gjykata-speciale-ka-mandat,-s’ka-dyshime-per-kete

Hasani ka shpjeguar se amandamentin kushtetues për Gjykatën Speciale mund ta vlerësojë vetëm Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara.

“Nuk ka asnjë dyshim që Gjykata Speciale ka mandat, nëse ata që i kanë nënshkruar ato ligje dhe i kanë ratifikuar marrëveshjet qoftë përmes Kuvendit qoftë përmes ratifikimit presidencial ose amandamentit nuk e kanë pasë të qartë se çka thotë kushtetuta jonë. Kushtetuta jonë e thotë që marrëveshjet ndërkombëtare kur ratifikohen me ligj, kanë fuqi më të madhe se çdo ligj deri te kushtetuta, kjo do të thotë që ti nuk mund të nxjerrësh asnjë ligj që e shfuqizon atë. Nëse nxjerr amandament kushtetues mundesh me shku në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara e ka kompetencë për vlerësimin e kushtetueshmërisë siç edhe do ta bëjë”, ka thënë Hasani.

Hasani poashtu ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës ashtu siç është hyrë në obligim ndërkombëtar ashtu edhe duhet të dilet.

“Pa asnjë diskutim se Gjykata Speciale ka mandat, për të ndërruar një marrëveshje ndërkombëtare duhet me e ndjek procedurën 1 të kushtetutës sonë, procedura 1, ashtu siç ke hyrë në obligim ndërkombëtar ashtu edhe duhesh me dale. Kushtetuta thotë se Kosova respekton të drejtën ndërkombëtare. Pastaj ka norma Ius Cogens që I thojmë ne janë norma në Kushtetutë që i ke futë vet neni 33”, ka thënë Hasani.

Gjykata Speciale është votuar më 3 gusht 2015 në Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave, me mandat pesë vjeçar dhe ka interpretime të ndryshme se a ka përfunduar mandati i së njëjtës në gusht 2020.

Lexo të tjera