Lajme

Ish-kujdestari i klasës: Çdo deputet nëse mendon pak esëll, duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

0
ish-kujdestari-i-klases:-cdo-deputet-nese-mendon-pak-esell,-duhet-ta-votoje-vjosa-osmanin-per-presidente

Në një intervistë në Klan Kosova, Ahmeti tha se sipas tij është fat që Kosova të ketë një kandidate si Vjosa Osmani për president dhe thotë se ka dëshirë që të gjithë deputetët të votojnë pro zgjedhjes së saj në krye të shtetit.

Ish-kujdestari i Osmanit ka thënë se Vjosa ka qenë gjithmonë modeste, por ka qenë puna e saj ajo që e ka bërë të dallohet nga të tjerët.

“Vjosa ka qenë modeste, por puna e saj ka bërë që të dallohet nga të tjerët. Puna e saj bëri që të zgjidhet në kryesinë e Forumit Rinor, ku më pas u ndihmoi vazhdimisht edhe nxënësve të tjerë në aktivitete të ndryshme.”, është shprehur Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se çdo deputet që mendon për shtetin e Kosovës, duhet ta votojë Osmanin për presidente.

“Unë mendoj se çdo delegat, çdo deputet që duhet me dhanë votën e vet, nëse mendon pak esëll duhet me dhanë votën e tyre për Vjosën. Por e di se forcat politike, ato që janë të arsyeshme dhe që mendojnë për shtetin e Kosovës, do votojnë pro.

Ahmeti pret që nëse zgjidhet presidente e Kosovës, Osmani do të bëjë punë shumë madhore.

Lexo të tjera