Lajme

Ish-pjesëtari i MUP-it serb tregon se gjatë luftës në Kosovë u maskua me uniformë të UÇK-së për të kryer operacione

0

Slavko Nikic, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladic. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.


Në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste, raporton Syri.net Kosova. 

Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai.

Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht:

https://video.gjirafa.com/dn7hxtyfrzyoqycga3hi-16-523c4260a241836c3cdc0c8ae82a2a05-video-480p-converted-mp4-2

Lexo të tjera