Lajme

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy nesër del para gjykatës

0
ish-presidenti-francez,-nicolas-sarkozy-neser-del-para-gjykates

Pos tij, të akuzuar janë Thierry Herzog, avokati i Sarkozyt, dhe Gilbert Azibert, gjyqtar në Gjykatën e Kasacionit, e cila është gjykata me lartë e Apelit në Francë.

Në vitin 2013 gjykatësit kishin vendosur ta përgjojnë ish-presidentin pas një dyshimi se fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007 e kishte financuar një libian, transmeton Klan Kosova.

Në atë kohë, Sarkozy thuhet se kishte përdorur një emër të rremë, “Paul Bismuth”, për të kontaktuar me avokatin e tij.

Ata kishin biseduar në telefon për vendimin që Gjykata e Kasacionit ishte gati të merrte në lidhje me sekuestrimin e ditarëve presidencialë në një çështje të veçantë për Sarkozyn, për të cilën akuzat ishin hedhur poshtë.

Gjykata duhej të përcaktonte nëse ditarët mund të përdoreshin në hetime të tjera që përfshinin Sarkozyn.
Përgjimet i bëjnë gjykatësit të dyshojnë se ish-presidenti dhe avokati i tij ishin përpjekur të ndikojnë në çështjen e gjyqtarit,

Gilbert Azibert, të cilit mendohet se i ofruan në këmbim një pozicion në Këshillin e Shtetit në Monako.

Sarkozy mund të dënohet deri në dhjetë vjet burgim si dhe me një milionë euro. Ai po përgatitet gjithashtu për gjyqin mbi shpenzimet e fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të 2012-së, shkruan Euronews.

Lexo të tjera