Lajme

Ish-presidenti Nishani: Zero produkt nga gjashtë mbledhje Shqipëri-Kosovë

0
ish-presidenti-nishani:-zero-produkt-nga-gjashte-mbledhje-shqiperi-kosove

“6 (gjashtë) mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. A mund të thotë dikush 1 (një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve ??!! Jo 6 (gjashtë) por 1(një) veç 1 (një). Asgjë! 0 (zero) me bisht!”, shkroi ai

Nishani nuk ka lënë pa përmendur edhe taksën në Rrugën e Kombit për të cilën fajëson Qeverinë Rama.

Ai tha se kjo qeveri rreshtohet edhe ne krah të Serbisë për copëtimin e trojeve të Kosovës.

“Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindsave në Shqipëri! Natyrisht asgjë për tu çuditur! Një qeveri shqiptare që rreshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve. Maskat janë çjerrë, tradhtaret e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura!”, vijoi ai.  /Lajmi.net/

Lexo të tjera