Lajme

Ish-zyrtari i BE’së: Trump të aplikojë për President të Kosovës

0

Një ish-zyrtar i Bashkimit Evropian e ka një propozim për Presidentin Trump, tash që po humb zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-deputeti belg dhe ish i dërguar i Bashkimit Evropian në Maqedoninë Veriore, Peter Vanhoutte, thotë se presidenti Donald Trump, pasi po pëson humbje në Amerikë, është mirë që të kandidojë për president të Kosovës.

“Duke i ndjekur zhvillimet e jashtëzakonshme në zgjedhjet e SHBA’së. Pasi ka mungesë për President të Kosovë, ndoshta duhet të aplikojë atje”, ka shkruar Vanhoutte, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Trump, sipas rezultateve të deritanishme, po i humb zgjedhjet kundër kandidatit demokrat, Joseph Biden.

Votat po numërohen edhe në katër shtete në Amerikë dhe në të gjitha e ka marrë epërsinë Biden. /Express

Lexo të tjera