Rozë

“Ishte një magji e vërtetë”, Erion Veliaj falënderon artistët që interpretuan në koncertin “Nata e Bardhë”

0
“ishte-një-magji-e-vërtetë”,-erion-veliaj-falenderon-artistet-qe-interpretuan-ne-koncertin-“nata-e-bardhe”

“Nata e Bardhë” ishte ajo mblodhi yjet shqiptare në një vend, shkruan lajmi.net.

Dafina Zeqiri, West Side Family, Kastro Zizo, Stine dhe Soni Malaj qenë disa nga artistët që interpretuan këngët e tyre më të njohura.

Koncerti filloi në orën 18:00, ndërkohë që ka zgjatur deri në orën 20:00, i cili njëherësh u transmetua ‘live’ në disa platforma e faqe shqiptare.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, hyri në Instagram për të ndarë disa fotografi të këngëtarëve nga performanca e tyre.

“Nata e Bardhë, super koncerti nostalgjik “Muzika e viteve 2000″, ishte një magji e vërtetë. Edhe pse këtë vit duke iu përshtatur rregullave të vendosura prej pandemisë, salla (pa publik) solli plot emocione nga zërat brilant të artistëve”, ka shkruar ai në postimin e bërë në Instagram.

Ndërsa nuk kishte se si të mos vërehej detaji në bluzën e Landit nga grupi West Side Family ku shkruhej “Liria Ka Emër”./Lajmi.net/

Lexo të tjera