Bota

ISIS-i i bën atentat guvernatorit nigerian me gomar

0
isis-i-i-ben-atentat-guvernatorit-nigerian-me-gomar

Kafsha u bë copë-copë kur rojet qëlluan bombat e vendosura mbi të, para se të arrinte guvernatori Babagana Zulum, i cili u kthye në kryeqytetin e shtetit Borno, Maiduguri, transmeton Panorama raportimet.

Ndërsa eksplozivi shpërtheu, militantët u shfaqën nga mbulesa dhe hapën zjarr mbi autokolonë.

Për fat të mirë askush në kolonë nuk u plagos në përpjekjen për jetën e guvernatorit, i dyti në po kaq ditë në verilindje të vendit të shkatërruar nga lufta.

Zulum po kthehej nga qyteti Baga, 120 milje nga kryeqyteti, ku po shoqëronte qindra banorë, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre në 2014 për shkak të sulmeve xhihadiste, shkruan “Daily Mail.

Të premten, kur guvernatori ishte në rrugën për në qytet, një pritë e egër u hodh në karvanin e tij që la 30 të vdekur.

Image

Lexo të tjera