Bota

Itali: Burri shqiptar vret me çekiç gruan në praninë e fëmijëve

0
itali:-burri-shqiptar-vret-me-cekic-gruan-ne-pranine-e-femijeve

51-vjeçari shqiptar, Gëzim Alla, e ka mbytyr me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla.

Pas vrasjes 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar në polici.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para tregojnë që shkaku është motivi i dobët dhe rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje, shkruan Ora News përcjell Klan Kosova.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali./ Ora News

Lexo të tjera