Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, në vend janë paraqitur edhe 2,677 raste të reja me virusin korona përgjatë periudhës 24-orëshe. Shteti italian arriti të kryejë 99,742 teste për një ditë, për diagnostikimin e sëmundjes, shkruan lajmi.net.
Numrat akumulativ të të infektuarve në Gadishull, që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, kanë arritur në 330,263, teksa gjithsej 36,030 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.
Në anën tjetër, 1418 persona e kanë kaluar sëmundjen që nga dje. /Lajmi.net/