Lajme

Italia në fund të prillit fillon me lehtësimin e masave antiCovid

0
italia-ne-fund-te-prillit-fillon-me-lehtesimin-e-masave-anticovid

“Me vendimin e sotëm, qeveria ka ndërmarrë qëllimisht një rrezik duke u bazuar në përmirësimin e të dhënave”, tha Draghi, ndërsa paralajmëroi se epidemia në Itali mbetet serioze.

“Qeveria do të përqendrohet fillimisht në aktivitetet në natyrë, kur bëhet fjalë për rihapjet”, shtoi ai, raporton ATSh.

Restorantet në zonat që vlerësohet se kanë nivele të moderuara të infeksionit do të lejohen edhe një herë t’u shërbejnë klientëve në mjedis të hapur.

Draghi njoftoi, gjithashtu, se kufizimet e udhëtimit të brendshëm do të lehtësohen disi në javët e ardhshme.

Shkalla e infeksionit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, por është ende mjaft e lartë.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, tha të premten se plane më të hollësishme janë në proces për të adresuar rihapje të tjera, të tilla si pishina, palestra dhe panaire.

Lexo të tjera