Bota

Italia raporton numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19

0
italia-raporton-numer-te-larte-te-vdekjeve-nga-covid-19

Nga vdekjet e raportuara sot, numri i përgjithshëm i jetëve të humbura lidhur me virusin korona që prej shfaqjes së rastit të parë ka shkuar në 35,758, sipas la Republicca, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, Gadishulli ka pësuar rritje edhe në bilancin e përditshëm të të diagnostikuarve me sëmundjen Covid-19. Përgjatë periudhës një-ditore, në laboratorët e testimeve kanë rezultuar pozitiv gjithsej 1640 teste.

Autoritetet italiane e kanë rritur edhe numrin e testeve për një ditë, duke arritur të zhvillojnë 103,696 teste për diagnostikim të Sars-Cov2.

Numri i personave që po marrin trajtim në repartet e kujdesit intenziv në vend ka shkuar prej 239 në 244. /Lajmi.net/

Lexo të tjera