Bota

IuteCredit e dërgon Kosovën në arbitrazh, reagon ministri i Drejtësisë

0
iutecredit-e-dergon-kosoven-ne-arbitrazh,-reagon-ministri-i-drejtesise

Kështu ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili njoftoi se është takuar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, takim ky në të cilin ka qenë i pranishëm edhe Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi është shprehur se në këtë takim e ka siguruar BQK-në se do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje.

“Për këtë çështje Guvernatorin Mehmeti e sigurova që Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje. Ministria, në këtë rast Avokati i Shtetit kërkon që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë. Askush nuk mund të përfitojë duke dëmtuar qytetarët, por as duke shkelur ligjin që është në fuqi”, ka shkruar ai.

Lexo të tjera