Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së vendit, duke treguar se për një ditë janë regjistruar 6.923 raste të reja me sëmundjen Covid-19, shkruan Al Jazeera, transmeton lajmi.net.
Rekordi i mëparshëm u shënua javën e kaluar, kur 5,533 raste të reja u konfirmuan në një ditë të vetme.
Sipas të njëjtit burim, Izraeli ka arritur të kryejë 61,165 teste për diagnostikimin e virusit korona.
Qeveria izraelite javën e kaluar mori vendim për izolim mbarëkombëtar, duke mbyllur shkollat, qendrat tregtare, hotelet dhe restorantet. /Lajmi.net/