Rozë

Ja çfarë ushqime të shijshme di të përgatis Rita Ora

0
ja-cfare-ushqime-te-shijshme-di-te-pergatis-rita-ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora nuk ka ndërmend të bie nga qendra e vëmendjes, shkruan lajmi.net.

Rita jo rallë herë ka shfaqur dashurinë për ushqimet tradicionale shqiptare por kësaj here duket se ajo ka vendosur të shfaq aftësitë e saja të ndryshme në kuzhinë.

Ajo fillimisht tregoi se përgatiti një sallate më panxhar. Këtë recetë të thjeshtë sallate e ka shoqëruar me djath.

Ndërsa ajo vendosi të shtojë në tryezë me perime si karota, brokoli dhe lakër të ziera në avull.

Ndërsa për pjatën kryesore ajo vendosi të bëjë peshk të marinuar, i mbështjellë në miell, duke i shtuar më pas pak majdanoz dhe piper. Këngëtarja e la të piqet në furrë për 20 minuta.

Rita bëri të ditur se di të gatuaj ushqim, përmes rrjeteve sociale në llogarinë e saj zyrtare në Instagram./Lajmi.net/

Lexo të tjera