Opinion

Ja çka do ti ndodhte Albin Kurtin sikur ta bënte turpin e Avdullah Hotit, në përqafim me Aleksandër Vuçiqin

0

Shkruan: Faik Krasniqi

Një njeri i shkolluar të gënjej dhe luaj rolin e budallait. Se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar, tregon deklarata e presidentit Trump drejtuar simpatizantëve të tij, se ka ndaluar me këtë marrëveshje, ka ndaluar një gjakderdhje të tmerrshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo s’do koment.

 

Sikur Albin Kurti të nënshkruante një marrëveshje të tillë me Serbinë, sikur Albin Kurti të përqafohej me Vuçiqin, partitë politike, mediet, analistët e tyre dhe militantët, do të shpërthenin me akuza të rënda. Tradhtar, idiot etj. Por për Hotin nuk flet askush. Nuk flasin sepse të gjithë të lartpërmendurve u leverdis një qeveri e tillë. Një qeveri që ka për obligim vetëm të nënshkruaj, pavarësisht se për qfarë bëhet fjalë. Një qeveri që është vazhdimësi e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për krim dhe korrupsion të gjithë janë të bashkuar. Funksionojnë në mënyrën më perfekte. Pa ju dridhur qerpiku gënjeu prapë se në Shtëpinë e Bardhë u është kërkuar ndryshimin i emrit të Liqenit të Ujmanit, në “Liqeni Trump”. Kurse Richard Grenellin e dëgjuam të gjithë që tha se ishte një shaka.

Lexo të tjera