Rozë

Jaden Smith dhe Sofia Richie në lidhje? Mësohet e vërteta

0
jaden-smith-dhe-sofia-richie-ne-lidhje?-mesohet-e-verteta

Jaden Smith thotë se ai dhe Sofia Richie janë ‘thjesht miq’ pasi dalja e tyre bashkë në plazh ndezi thashethemet e një romance, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Jaden Smith ka qenë shumë i komentuar së fundi, sidomos për “Cool Tape Volume 3”.

Smith ka ndezur thashetheme për një romancë me Sofia Richie, ndërsa u panë bashkë në fundjavën e kaluar në plazh.

Por, ai e mohoi këtë gjë, duke thënë se me Richien janë vetëm miq dhe e kanë shijuar ditën me njëri-tjetrin në plazh.

22-vjeçari u shfaq të Premten në On Air me Ryan Seacrest, ku ai u duk i pavëmendshëm ndaj thashethemeve rreth ditës së tyre të plazhit.

Ai ishte përgjigjur “Ju e dini, unë nuk shikoj në internet, kështu që nuk i pashë ato thashetheme”.

Madje, Jaden tha se ai dhe Sofia kanë qenë miq për 10 vjet dhe nuk është hera e parë që kanë shkuar bashkë në plazh, pasi janë miq të mirë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera