Lajme

Janë tradhtarë”, Sali Berisha e Imer Mushkolajn përplasen fortë për akuzat ndaj Thaçit

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe analisti Imer Mushkolaj janë përplasur ashpër në një emision në Dukagjini.

Sali Berisha ishte duke thënë se, përkundër që beson se krerët e UÇK’së janë të pafajshëm për akuzat e Speciales, ai thotë se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaci është tradhëtar pasi ka folur për shkëmbim territoresh me Vucicin dhe Edi Ramën e Baton Haxhiun.

“Merr fjalor dhe më trego fjalën e tradhtisë, nuk kanë asnjë emër tjetër ata që shesin integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Hashim Thaci bëri gjithçka për ndryshimin e territoreve. Edi Rama bëri gjithçka së bashku me Baton Stanishiqin dhe tentuan gjithçka që të c’bënin sovranitetin e Kosovës dhe zhbënin integritetin e Kosovës. Akuza për organizata kriminale do të përfundojë. Por për tradhtinë ndaj popullit do t’i varja të tretë”, tha ai.

Ndërkohë këtu ka ndërhyrë Imer Mushkolaj.

“Nëse ju po thoni për Thacin është tradhtar, e njëjta mund të thuhet edhe për ju për detin me Greqinë. Historia nuk e ka dëshmuar atë që e thoni ju. Kosova është në kufijtë e 2008’s. Ky është realiteti. Nuk jeni ju që vendosi kush ishte tradhëtar e kush jo”, tha Mushkolaj.

Lexo të tjera