Lajme

Jashari: Masakra e Rezallës është shembull i sakrificës për liri

0
jashari:-masakra-e-rezalles-eshte-shembull-i-sakrifices-per-liri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se të rënët për liri janë nderi dhe krenaria e Kosovës, duke theksuar se është obligim moral i të gjallëve të zhvillojnë shtetit që siç tha ai u ndërtua me mund e sakrificë

“Masakra e Rezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka liri. Është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që kriminelët serb bënë në Kosovë duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë së vet”, tha Jashari.

Ndërsa duke folur në emër te familjarëve, Muhamet Rukolli tha se Rezalla ende i kërkon familjarët e zhdukur fati i të cilëve nuk dihet tash e dy dekada.

“Pushtuesi serb në pamundësi për t’iu kundërvënë forcave të UÇK-së zuri bashkëfshatarët jo vetëm në këtë vend, por në gjithë Kosovën ku ka pasur mundësi, burra, gra e pleq të paarmatosur dhe bëri masakrën. 22 vite më parë në fshatin tonë janë ekzekutuar më 5 prill 44 (persona) përnjëherë, ndërsa në fshatin janë gjithsej 98 të rënë”, tha ai.

Bashkë me Jasharin, homazhe bënë edhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona te Pagjetur dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Vetëm nga masakra e 5 prillit janë ende shtatë persona të pagjetur, meqë në vitin 2014 janë identifikuar 28 kufoma në gërmimet që u kryen në Rudnicë të Rashkës.

Kosova sot përkujton Masakrën e Rezallës të kryer 22 vjet më parë nga ushtria e policia serbe të cilët ekzekutuan 98 shqiptarë, në mesin e tyre pleq e fëmijë.

Lexo të tjera