Lajme

Jashari në Koshare: Kjo ditë na kujton sakrificën dhe çon mesazh se të bashkuar mund të ecim përpara

0
jashari-ne-koshare:-kjo-dite-na-kujton-sakrificen-dhe-con-mesazh-se-te-bashkuar-mund-te-ecim-perpara

Në 22 vjetorin e kësaj beteje, nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari tha se përvjetor të tillë na kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen.

E sipas tij, mesazhi kryesor që duhet të përçohet është bashkimi dhe unifikimi i gjithë qytetarëve.

“Bëmë homazhe dhe nderime pranë gjithë dëshmorëve duke filluar nga dy prijësit e kësaj beteje Agim Ramadani dhe Sali Çeku. Bëmë nderime pranë secilit varrë. Kjo ditë kujton shumë dhimbje, vuajtje, sakrificë. Kjo ditë kujton se sa e gjatë dhe vështirë me ardh rruga për me ardh këtu. Njëjtën kohë të jep kurajo, forcë dhe mesazh të qartë se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara”, tha ai.

Lexo të tjera