Rozë

JLo dhe Maluma arrijnë tre milionë klikime për tri ditë, këngëtarja shqiptare ironizon me artistët tanë

0
jlo-dhe-maluma-arrijne-tre-milione-klikime-per-tri-dite,-kengetarja-shqiptare-ironizon-me-artistet-tane

Aurela Gaçe ka ironizuar sërish me çështjen e klikimeve të këngëtarëve tanë, të cilët arrijnë çdo herë shifra marramendëse, shkruan lajmi.net.

Ajo kësaj radhe ka krahasuar këngën e dy yjeve botëror, Jennifer Lopez dhe Maluma, të cilët ka pak ditë që kanë lansua “Pa Ti + Lonely”.

Këngëtarja thotë se për tre ditë, dyshja morën vetëm 3 milionë klikime, përkundër faktit se kanë fansat të panumërt.

Aurela shton me ironi se nëse do ishin këtu klikimet do ‘ishin’ më të mëdha dhe do thyenin rekorde.

“3 ditë, 3 miljone e 500 mije views. Nderkohe, Subscribers ne youtube. 13.4 miljone. Ose këta s;kanë fansat (qe dmth o kane keta o s’di tjeter) ose s’dine te blejnë, ose ose, duhet te ishin Shqiptare qe te kishin më shume sukses në keto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po te ishin ketu, do te kishin thyer rekorde edhe me shume se kaq. Do te shkruante edhe media per thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, shkruan artistja.

Kujtojmë se dueti mes Malumës dhe JLo ka marrë deri tani mbi 12 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

Lexo të tjera