Bota

Jo vetëm një këngë, Gold AG ka një befasi për fansat

0
jo-vetem-nje-kenge,-gold-ag-ka-nje-befasi-per-fansat

Reperi Gold AG këto ditë ka pushuar në bregdetin turk, bashkë me bashkëshorten e tij, Ermira Shkodra, shkruan lajmi.net.

Artisti i shijoi në maksimum pushimet pranë bashkëshortes, ndërsa të shumta ishin fotografitë që i solli nga atje.

View this post on Instagram

❤❤

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Menjëherë pasi është kthyer nga pushimet, reperi është drejtuar në studio muzikore, për të punuar për këngët e reja.

Ai njofton fansat se nuk po sjell vetëm një projekt, por më shumë dhe ato do të vijnë gjatë këtyre tre muajve.

“Keni çka me pritë në Shtator , Tetor e sidomos në Nëntor 🔥”, ka shkruar Goldi sipër fotografisë që e ndau me ndjekësit.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Gold AG është “Prishtina”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Albina Kelmendin dhe numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

Lexo të tjera