Rozë

Joe Biden përlotet gjatë takimit virtual me infermieren, kujton të birin që humbi para disa vitesh

0
joe-biden-perlotet-gjate-takimit-virtual-me-infermieren,-kujton-te-birin-qe-humbi-para-disa-vitesh

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u përlot gjatë një takimi virtual pasi dëgjoi Mary Turner, një infermiere e njësisë së kujdesit intensiv, duke përshkruar përvojën e saj në vijën e frontit duke luftuar Covid-19, shkruan CNN.

Ndërsa dëgjonte rrëfimin e njërës prej infermiereve, Mery Turner, ai ka kujtuar të birin e ndjerë dhe nuk është përmbajtur, transmeton lajmi.net.

“Teksa infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë. Infermierët po ndihen jashtëzakonisht të shqetësuar tani,” tha ajo.

Joe Biden pas kësaj ka thënë së është i emocionuar dhe pasi ka kaluar shumë kohë në dhomat e spitaleve duke u marrë me sëmundjen e djalit të tij, Beau.

Biden më tej, fajësoi për këtë gjendje të spitaleve të SHBA-së, ish-presidentin Trump duke e akuzuar se nuk e ka menaxhuar situatën e Covid-19.

“E dini çfarë bëra për një kohë të gjatë pasi dolëm nga spitali? Kur isha zv.president shkoja dhe i çoja darkën apo ushqime për infermierët që ishin në turnin e natës dhe një infermiere më tha që njerëzit kur ikin nga këtu, ose largohen dhe nuk kthehen më sepse duan të harrojnë atë që kanë përjetuar ose i nxjerrin për të mos u kthyer më kurrë. Dhe unë dua shumë t’ju falenderoj ju të gjithëve, ju falenderoj”shtoi Joe.

Tani, SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë atje janë regjistruar rreth 13,000,000 persona me Covid-19 ndërsa 260,312 të tjerë kanë humbur jetën./Lajmi.net/

Lexo të tjera