Rozë

Johnny Depp do të marrë 10 milionë për ‘Fantastic Beasts 3’, pavarësisht se ai xhiroi vetëm një skenë të filmit

0
johnny-depp-do-te-marre-10-milione-per-‘fantastic-beasts-3’,-pavaresisht-se-ai-xhiroi-vetem-nje-skene-te-filmit

Johnny Depp do të marrë në shtëpi të paktën 10 milion dollarë për filmimin e një skene në ‘Fantastic Beasts 3’, pasi Warner Bros. preu lidhjet me aktorin e zënë në betejë me Amber Heard, shkruan Daily Mail.

Warner Bros duhet të paguajë 57-vjeçarin me pagën së tij të plotë për filmin, për të cilin ai xhiroi një skenë që kur prodhimi filloi më 20 shtator në Londër, transmeton lajmi.net.

Studio i tha ekuipazhit javën e kaluar se Depp nuk do të luante më ‘Gellert Grindelwald’ në filmat e J.K.Rowling.

Përveç kësaj, shfaqja e filmit është shtyrë deri në 15 korrik 2022 mes rrethanave të vazhdueshme që ndryshojnë në industrinë e teatrit mes pandemisë së Covid-19, njoftoi Deadline.

Më parë ishte parashikuar të mbërrinte në kinema më 12 nëntor 2021, ndërsa sipas botimit, Warner Bros kërkoi që Johnny Depp të largohej nga filmi./Lajmi.net/

Lexo të tjera