Rozë

Johnny Depp zëvendësohet nga ky aktor në “Fantastic Beasts”

0
johnny-depp-zevendesohet-nga-ky-aktor-ne-“fantastic-beasts”

Mads Mikkelsen do të zëvendësojë Johnny Depp si magjistari mashtrues Gellert Grindelwald në serinë “Fantastic Beasts”, ka njoftuar Warner Bros, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Depp u largua nga seria  në fillim të këtij muaji pasi humbi një gjyqin për shpifjeje mbi një artikull të gazetës më 2018, që e quajti atë një “abuzues gruaje”.

Mikkelsen është aktor danez, ka luajtur më parë në filma përfshirë Casino Royale dhe Doctor Strange.

Pjesa e tretë e serisë do të dalë në verën e vitit 2022.

Njoftimi erdhi shumë pak kohë pasi Depp iu mohua leja për të apeluar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila arriti në përfundimin se ai sulmoi ish-gruan e tij Amber Heard.

Aktori gjithashtu është urdhëruar të bëjë një pagesë fillestare për “The Sun”, News Group Newspapers, me gati 630,000 funta për tarifat e tij ligjore.

Depp bëri një paraqitje të shkurtër si Grindelwald në vitin 2016 në Fantastic Beasts and Where to Find Them dhe përsëriti rolin e tij në Fantastic Beasts 2018: The Crimes of Grindelwald.

Në film luajnë gjithashtu Eddie Redmayne dhe Jude Law dhe janë parathënie të tetë filmave Harry Potter, të cilat ishin bazuar në romanet e JK Rowling.

Mikkelsen, 54 vjeç, gjithashtu u shfaq në Rogue One: A Star Wars Story dhe luajti Hannibal Lecter në serinë televizive Hannibal. /Lajmi.net/

Lexo të tjera