Bota

Johnson thotë se masat e rrepta të sigurisë kanë dhënë rezultate në Britani

0
johnson-thote-se-masat-e-rrepta-te-sigurise-kane-dhene-rezultate-ne-britani

Ai ka thënë se masat janë duke u rishikuar vazhdimisht, në varësi të ecurisë së pandemisë në vend

Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke bërë të mundur vaksinimin sa më shpejt të popullatës.

Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në këtë shtet, derisa 412,167 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë.

Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme.

Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.

Masa të ngjashme janë duke u aplikuar edhe në Skoci, Uells, dhe Irlandën Veriore.

Lexo të tjera