Bota

Jorginho tek Arsenal, Rice te Chelsea?

0
jorginho-tek-arsenal,-rice-te-chelsea?

Skuadra e Arsenal mund të përfitojë shërbimet e Jorginho, pas planeve të reja të Chelsea për repartin e mesfushës.

Chelsea po shtyjnë me të gjitha forcat drejt transferimt të mesfushorit të West Ham, Declan Rice.

Sipas ‘Mirror’, kjo marrëveshje mund ta çoj Jorginhon drejt pjesës së kuqe të Londrës, tek Arsenal, transmeton lajmi.net.

Italiani ishte i paprekur në kohën e Maurizio Sarri te Chelsea, por me ardhjen e Lampard, ai nuk ka rëndësinë më të madhe të mundshme në skuadër.

Jorginho do të ishte një alternativë për Aouar të Lyon, në rast se transferimi i tij dështon. /Lajmi.net/

Lexo të tjera