Sport

Juventus dhe Inter duan transferimin e Kean

0
juventus-dhe-inter-duan-transferimin-e-kean

Kean iu bashkua PSG-së huazim nga Evertoni dhe është duke shkëlqyer, përcjellë lajmi.net.

Sipas Tuttosport, Juventus dhe Inter e kanë bërë prioritet transferimin e 21-vjeçarit, derisa  Everton thuhet se kërkon 50 milionë euro.

Juventus e ka vendosur ish sulmuesin në listën e dëshirave, edhe para Sergio Agueros, i cili do largohet nga Manchester City kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.

“Zonja e Vjetër” do ofrojë në marrëveshje edhe Merih Demiral, në mënyrë që t’i zbritet çmimi i sulmuesit.

Kean është ‘produkt’ u akademisë së Juventusit dhe iu bashkua Evertonit nga “Bianconerët” për 30 milionë euro në vitin 2019.

Ai ka shënuar 18 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me “Parisienët”./Lajmi.net/

Lexo të tjera