Sport

Juventusi me probleme të mëdha defensivë, shqyrtohet mundësia e rikthimit të parakohshëm të De Ligt

0
juventusi-me-probleme-te-medha-defensive,-shqyrtohet-mundesia-e-rikthimit-te-parakohshem-te-de-ligt

Pushimi internacional nuk ka qenë i mirë për “Bianconerët” që janë pa dyshen Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci që janë lënduar, transmeton lajmi.net.

Të dy kanë probleme muskulore, derisa lëndimi i Bonuccit ende nuk është identifikuar, kurse Chiellini do mungojë rreth një muaj.

Kjo nënkupton që qendërmbrojtësit e mbetur për sfidën e radhës ndaj Cagliarit janë Merih Demiral, Danilo dhe De Ligt.

Shqetësimi është që holandezi nuk ka luajtur që nga koha kur u operua në gusht, por kritikat e mëdha mund të nxisin Andrea Pirlon t’i jap lojtarit disa minuta që të luajë.

Alex Sandro gjithashtu është rikthyer nga lëndimi afatgjatë./Lajmi.net/

Lexo të tjera