Lajme

Kadriaj: Perëndimi t’a dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë

0
kadriaj:-perendimi-t’a-denoje-gjuhen-kriminale-te-zyrtareve-serbe

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Time Kardijaj, ka reaguar pas deklaratave raciste të liderëve serbë.

“Ata tashmë e dijnë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pa kthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me ShBA-në”, ka skruar ajo.

Kadriaj  ka shkruar se zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe t’a dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë.

Postimi i plotë:

Ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë. Ata tashmë e dijnë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pa kthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me ShBA-në.
Zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe t’a denojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbëz, të kerkojnë drejtësi për të pafajshmit qe u viktimizuan në fundshekullin e kaluar. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera