Lajme

KAJTAZI: OVL E UÇK-SË, ËSHTË FAJTORE PËR ARRESTIMIN E SALIH MUSTAFËS

0

Pas arrestimit të ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, si i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka thënë se fajtorë për këtë arrestim janë OVL e UÇK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ka thënë se duke e parë situatën dhe mënyrën e arrestimit të Mustafës, ka një rrjedhë që është duke ndodhur kohëve të fundit, e që ka lidhje me publikimin e dosjeve.

“Duke e parë krejt situatën, mënyra si është arrestuar ai, dërgimi në qendër paraburgimi, ka një rrjedhë që është duke ndodhur kohëve të fundit. Natyrisht faji për këtë gjendje, arrestimit të tij, paraburgosje së tij, janë fajtorë OVL e UÇK-së”, ka theksuar Kajtazi.

Po ashtu, kryeredaktori Kajtazi, ka thënë se OVL e UÇK-së është duke bërë spektakle fals.

“Të gjithë ata që do të paraburgosen, fajtorë do të jenë OVL e UÇK-së. Kanë dërguar mesazh të kërcënimit të dëshmitarëve, të ndërhyrjes në proces gjyqësor”, është shprehur Kajtazi.

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi./ Insajderi.org

Lexo të tjera