Kuvendi Komunal i Prishtinës ka futur në rend dite propozimin e grupit të Partisë Demokratike të Kosovës për ofrimin e transportit publik pa pagesë prej muajit nëntor deri në muajin mars, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së COVID-19.
PDK në Prishtinë konsideron që implementimi i këtij projekti shkarkon trafikun e kryeqytetit, mbron ambientin, kursen kohën dhe xhepin e qytetarëve.
Kosto e mbulimit të biletave të qytetarëve, Buxhetit të Komunës pritet t’i kushtojë mbi 1.2 milionë euro.