Bota

Kandidatët për deputet nga LDK, AAK dhe Vetëvendosje në kuadër të Istogut

0
kandidatet-per-deputet-nga-ldk,-aak-dhe-vetevendosje-ne-kuader-te-istogut

Tashmë kur edhe po afron hapja e fushatës elektorale më 3 shkurt, shumë prej partive kanë publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet.

Në kuadër të komunës së Istogut, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar tre emra të kandidatëve: Ilir Ferati, Shkëmb Manaj si dhe Besart Dreshaj.

Kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kandidatë janë: Bekë Berisha, Gani Dreshaj, Frashër Brahimaj dhe Jehonë Haxhiaj.

Emri i kandidattit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të kësaj komune është Valdet Januzaj.

Shumë emra të rinj do t’i futen kandidimit për deputet të Kuvendit të Kosovës, teksa mbetet të shihet se kush nga ta do të arrijë të sigurojë vota të mjaftueshme për një ulëse në Parlament./Lajmi.net/

Lexo të tjera