Rozë

Kantautori Mac Davis vdes në moshën 78 vjeçare

0
kantautori-mac-davis-vdes-ne-moshen-78-vjecare

Një emër i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai kishte shfaqjen e tij televizive në vitet 1970 dhe një varg hitesh solo, duke përfshirë “Baby Don’t Get Hooked On Me”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu u shfaq në shfaqje televizive si Fargo dhe Murder, dhe po ashtu realizoi një këngë me Aviciin.

Davis vdiq të martën pas një operacioni në zemër, u shpreh menaxheri i tij Jim Morey.

“Ai ishte një legjendë e muzikës, por puna e tij më e rëndësishme ishte si një burrë, baba, gjysh dhe mik i dashur. Do të më marrë malli për të qeshur për fatkeqësitë tona në rrugë dhe sensin e tij të zgjuar të humorit”, tha Jim Morey.

Morey shtoi duke treguar për mikun e tij se kur duhej të merrej një vendim i vështirë Mac shpesh i thoshte, “Ju vendosni .. Unë do të shkoj në kursin e golfit!”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera