Lajme

Kastrati: E çuditshme pse s’po reagojnë ndërkombëtarët për krimet serbe

0
kastrati:-e-cuditshme-pse-s’po-reagojne-nderkombetaret-per-krimet-serbe

Ai ka folur për publikimin e dosjeve të ushtrisë serbe në emisionin “Udhëve” të RTK-së ku shfaqën krimet serbe në Kosovë të organizuar në mënyrë shtetërore duke nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë i drejtuar nga gjenerali Nebojsha Pavkoviq.

Kastrati e ka cituar një deklaratë të Çedomir Jovanoviqit, politikanit liberal serb, i cili para 10 ditësh në një televizion serbe tha se bomba që i ishte vënë atij ishte e njëjta që u përdor për shpërthimin e autobusit “Nish Ekspres” afër Podujevës në vitin 2001.

“Dhe shtohet pyetje se çfarë ka bërë UNMIK-u për këtë rast, e ka arrestuar një shqiptar dhe e ka mbajtur kot në burg. Kështu po del nëse i referohemi asaj që ka thënë Jovanoviq. Kjo ka ndikuar që të dëmtohet imazhi i Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Më pas Kastrati ka thënë se është e çuditshme se pse deri më tash nuk ka reaguar Kuinti dhe ambasadat e huaja që janë këtu.

“Pse nuk reagon Kuinti, ambasadat e huaja për këto krime serbe të prezantuara me dokumente. Po të ndodhte në anën tjetër, ndryshe do të reagonin ata”, ka thënë Kastrati. 

Lexo të tjera