Bota

Katër komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje

0
kater-komisione-parlamentare-mbajne-sot-mbledhje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të mblidhet në ora 10:00 ku veç miratimit të rendit të ditës, do të jetë edhe takimi me përfaqësuesit e komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Më pas si pikë e tretë e rendit të ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, më pas shqyrtimi i projektligjit për peticione si dhe të ndryshme.

Një orë më pas, 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, kurse në ora 13:00 do të mblidhen deputetët e komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Në këtë komision si pikë e rendit të ditës është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/1-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256. Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ndërsa, komisioni për Integrim Evropian do të mblidhet në ora 13:30 ku do të bëhet shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020-2024 ku do të jetë i ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera