Lajme

KE kritikon institucionet që i mundësuan kalimin e pragut koalicionit NISMA-AKR-PD

0
ke-kritikon-institucionet-qe-i-mundesuan-kalimin-e-pragut-koalicionit-nisma-akr-pd

Komisioni Evropian në Raportin e publikuar të Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën, ka kritikuar autoritetet kosovare në lidhje me zgjedhjet parlamentare, jo për procesin zgjedhor, por për kredibilitetin e tyre, raporton lajmi.net.

Sipas këtij raporti, procesi zgjedhor është dëmtuar për shkak të mosadresimit në mënyrën e duhur të ankesave nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilat së bashku me vendimet e gjykatave ua mundësuan kalimin e pragut koalicionit NISMA-AKR-PD.

“Sa i përket zgjedhjeve të vitit 2019 raporti vlerëson se ato ishin mirë të organizuara dhe transparente, por kredibiliteti i procesit është dëmtuar nga mos administrimi efecient i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe vendimet kontroverse të gjykatave. Këto vendime kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar zgjedhor pasi që mundësuan kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR-PD”, thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Komisioni Evropian publikon raportin për Kosovën – Të arriturat dhe dështimet

Lexo të tjera