Lajme

“Kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19”

0
“kemi-ulur-drastikisht-numrin-e-te-infektuarve-dhe-viktimave-me-covid-19”

Hoti thotë se pas më shumë se 100 ditë qeverisje e përshëndet suksesin e vendit, qytetarët dhe veçanarisht mjekët dhe infermierët të cilët përballen çdo ditë me virusin, njofton Klan Kosova

Hoti mes tjerash falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar për mbështetjen teksa thotë se kanë shumëfishuar numrin e testimeve dhe kanë ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.

Postimi i plotë i Hotit:

Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin #COVID19. I falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen. Kjo tabelë dhe këto shifra nuk do të dukeshin kështu pa kontributin e secilit prej nesh.

Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe t’i respektojmë me përpikmëri masat për mbrojtje. Kërcënimi nga COVID-19 nuk ka kaluar.

Lexo të tjera