Rozë

Kënga e re e Lindonit largohet nga YouTube

0
kenga-e-re-e-lindonit-largohet-nga-youtube

Këngëtari i njohur shqiptar, Lindon Berisha së fundmi e ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga “Dashnia jem” e cila erdhi me videoklip dhe fansat mezi prisnin publikimin e saj, u largua nga Youtube.

Lidhur me këtë fakt ai u ka kërkuar fansave falje publikisht ku njofton se kjo gjë ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve me kompaninë që menaxhon kanalin e tij.

“Me keqardhje ju informoj që kënga e fundit e lansuar “Dashnia jem” është larguar përkohësisht nga kanali im i Youtube-it për disa shkaqe juridike dhe mosmarrëveshjeve me kompaninë përkatëse që mirëmban kanalin. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve që më kanë sh kruar për heqjen e këngës njëkohësisht i falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që kan treguar. Kënga do të rikthehet në të ardhmen sapo të zgjidhen këto çështje. Faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohës”, ka shkruar Lindoni pranë postimit të fotografisë në Instastory./Lajmi.net/

Lexo të tjera