Bota

Kepa: Jam i bindur që mund ta kthej situatën në favorin tim

0
kepa:-jam-i-bindur-qe-mund-ta-kthej-situaten-ne-favorin-tim

Portieri më i shtrenjë në botë ka vuajtur shumë kritika në Ishull në dy vitet e fundit, që kur u transferua te Chelsea nga Athletico Madrid.

Kjo ishte edhe arsyeja pse në konferencën e sotme për shtyp, gazetarët spanjollë u interesuan për të ditur se si ndihet para ndeshjeve kundër Portugalisë, Zvicrës dhe Ukrainës.

“Ndihem mirë, i fortë dhe i sigurt”, ka deklaruar fillimisht Kepa, përcjell lajmi.net.

“Mund të mos jem në një situatë ideale, por ju duhet të kaloni gjëra të tilla në karrierën tuaj. Jam i bindur që mund ta kthej situatën në favorin tim. Kur të kem shansin, do të bëj më të mirën”./Lajmi.net/

Lexo të tjera