Lajme

Kërcënimet e Vuçiqit për luftë, reagime të ashpra në Kosovë – BE dhe Tirana zyrtare heshtin

0
kercenimet-e-vuciqit-per-lufte,-reagime-te-ashpra-ne-kosove-–-be-dhe-tirana-zyrtare-heshtin

Këto deklarime të presidentit serb kanë ngjallur reagime të ashpra në Kosovë dhe lidhur me to ka reaguar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, por asnjë reagim nuk ka rrjedhur nga Tirana zyrtare, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këto deklarime të Vuçiq nuk kanë reaguar as kryeministri shqiptar Edi Rama e as presidenti Ilir Meta, ndërsa në Kosovë kjo konferencë e Vuçiqit u përcoll me reagime të ashpra.

E reagime lidhur me këto deklarata nuk pati as nga Bashkimi Evropian, njëkohësisht ndërmjetësuese në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq në konferencën për media tha se Serbia duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht pasi sipas tij: “Një lloj konflikti mund të ndodh”.

“Ishte e rëndësishme për mua t’ju them se konflikti në Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzohet në një katastrof të vërtetë. Duhet marrë mësim nga viti 1990, si dhe nga ajo që po ndodhë sot. Nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë në një konflikt të ngrirë. Kompromisi  do të thotë që ne duhet ta arrijmë atë, por që duhet të dy anët ta bëjnë këtë. Ne kemi një mesazh për paqe dhe dëshirë për të vazhduar dialogun. Kjo është arsyeja se pse Serbia duhet të vazhdojë të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht. Një lloj konflikti mund të na ndodhë, ne duhet të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e Kosovës”, tha Vuçiq.

Vuçiq mban konferencë për media, paralajmëron një konflikt të mundshëm

E këtyre deklarimeve të Vuçiq iu reagoi kryeparlamentarja dhe u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka kërkuar që NATO dhe BE-ja t’i regojnë Vuçiqit, dhe t’i përgjigjen për këto deklarata që sipas saj janë kërcënime për luftë të dhunëshme.

“Pres nga BE dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, shkroi Osmani.

Osmani kërkon reagimin e BE-së dhe NATO-s: Vuçiq po kërcënon me luftë të dhunshme

Ndaj deklarimeve të presidentit serb reagoi edhe ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e cila e quajti “këlysh të Rusisë”, Vuçiqin.

“Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan! Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan. Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.”, shkroi Haradinaj.

Më pastaj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet një komunikate për media kërkuan nga Bashkimi Evropian dhe NATO të reagojnë, duke kërkuar gjithashtu që dialogu Kosovë – Serbi të vazhdojë tek pas anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Pas kërcënimeve të Vuçiq, MPJ e Kosovës: Dialogu me Serbinë pas anëtarësimit të Kosovës në NATO

E më i butë në reagim ishte kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai nëpërmjet një komunikate për media tha se gjuha e presidentit serb nuk është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Hoti gjithashtu kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe NATO të reagojnë lidhur me këto siç i ka quajtur ai “provokime” të presidentit serb.

Hoti i butë ndaj Vuçiqit: Deklarimet e tij s’janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

E Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar se “pasuesit e Millosheviqit po e rrezikojnë stabilitetin në rajon”.

“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviçit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vucic kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Hoxhaj i reagon ashpër Vuçiqit: Pasuesit e Millosheviqit rrezik për stabilitetin e rajonit

E pas shumë kërkesave, erdhi edhe reagimi i misionit të KFOR-it. Në reagimin e tyre thuhet se NATO – KFOR është i përqëndruar për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes në Kosovë.

“Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, u tha në këtë reagim.

KFOR i reagon Vuçiqit pas kërcënimeve ndaj Kosovës: Jemi këtu për të krijuar ambient të sigurt

Lidhur me këto deklarime të Vuçiq pati reagime të shumta në Kosovë nga deputetë, përfaqësues institucionalë dhe njerz të politikës. /Lajmi.net/ ëëëëë

 

Lexo të tjera