Lajme

Kërkohet të ndalet praktika e avancimit të prokurorëve në emër të transferimit të përkohshëm

0
kerkohet-te-ndalet-praktika-e-avancimit-te-prokuroreve-ne-emer-te-transferimit-te-perkohshem

Në këtë raport janë përmbledhur të gjeturat e monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020, gjatë prezantimit të të cilit u këkrua që të ndalet praktika e avancimit të prokurorëve në emër të transferimit të përkohshëm.

Hulumtuesi në IKD, Lavdim Bajraktari tha se shumë akte nënligjore që parashihet të miratohen nga Këshilli, janë miratuar jashtë afatit të paraparë me ligj.

Sa i pëket raporteve vjetore të KGJK-së, Bajraktari thotë se ishin të mangëta, ku përpos të dhënave statistikore që ofrojnë këto raporte, të njëjtat nuk sqarojnë asgjë më shumë se qasjen analitike dhe krahasuese e cila është pothuajse zero.

“Procesi i avancimit të gjyqtarëve në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit ishte përcjellë me ankesa nga vet anëtarët e KGJK-së, pra në mungesë të transparencës. Kemi një mbledhje që është mbajtur në dhjetor të vitit 2020, ku nga anëtarë të KGJK-së ishte kërkuar edhe shtyrja e këtyre pikave, që kishin të bënin me rekomandimet për avancim, pikërisht sepse gjyqtarët nuk kishin pasur as dosjen e gjyqtarëve për të cilët këkrohej nga ata që të vototin. Edhe gjatë vitit të kaluar KGJK kishte vazhduar me praktikën e avancimit në emër të avancimit”, tha ai.

Ndërsa hulumtuesi Leotrim Gashi tha se nga të gjeturat del se ka pasur mangësi edhe sa i përket llogaridhënies dhe integritetit në sistemin prokurorial.

Nga 1/3 e prokurorëve që duhet të vlerësohen, ai tha se gjatë vitit të kaluar është bërë vlerësimi i vetëm 65 prej tyre.

“Kemi parë se është bërë vlerëismi i 50 prokurorëve, kaq edhe ishte planifikuar të bëhej. Por, në bazë të ligjit kërkohet të bëhet velrëismi i 1/3 së prokurorëve brenda vitit. Ne kemi parë se në vitin 2020 nga 165 prokurorë është arritur të bëhet vlerësimi i vetëm 65 prokurorëve. Një problematikë tjetër ka qenë edhe dështimi për ta përmbushur planin e punës për vitin 2020”, tha ai.

Sa i përket vlerëismit të performancës dhe numrit të cilin IKD e ka potencuar se nuk është arritur të bëhet, reagoi Valdrin Krasniqi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Më lejoni t‘ju njoftoj se ka dallim mes vlerësimit të performancës së prokurorëve me mandat fillestar dhe atyre me mandat të përhershëm. 50 prokurorë të cilët kanë qenë të përzgjedhur dhe të cilët janë vlerësuar gjatë vitit 2020, janë prokurorë me mandat të përhershëm dhe me mandat të atyre të përhershëm. Andaj 1/3 nga ajo matematika juaj ku nga 160 duhet me qenë 65 nuk qëndron sepse 1/3 e numrit të përgjithshëm nuk merret me vlerën që ju e keni marrë 197 prokurorë, pasi kësaj vlere duhet t’iu hiqet numri i atyre me mandat fillestar”, tha Krasniqi.

Ndërkaq Leotrim Gashi bëri të ditura edhe rekomandimet e dala nga raporti i publikuar sot, ku rëndësi të posaçme i kushtoi nevojës për ndaljen e praktikës së avancimit të prokurorëve në emër të emërimeve të përkohshme.

“(KPK) Të ndalë praktikën e anancimit të prokurorëve në emrër të avancimeve të përkohshme. Secilit transferim t’ia paraprijë një analizë e KPK-së”, tha ai.

Raporti “Cënimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat- Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020” është realizuar me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it.

Lexo të tjera