Lajme

Këshilltari i Hotit thyen heshtjen zgjedhore, i thur lavde dhe kërkon të votohet Nexhmi Rudari

0
keshilltari-i-hotit-thyen-heshtjen-zgjedhore,-i-thur-lavde-dhe-kerkon-te-votohet-nexhmi-rudari

Ndonëse thyerja e këtij rregulli është shkelje e rëndë, ai nuk e ka përfillur këtë, shkruan lajmi.net.

Në një postim në Facebook ai ka lavdëruar kandidatin e partisë së tij, Shpejtim Bulliqin, duke e quajtur fitues të zgjedhjeve e “lider të profiluar”.

Komentues të shumtë ia kanë përkujtuar Metës se me këtë postim po e then heshtjen zgjedhore, mirëpo që postimi vazhdon të jetë ende publik.

Postimi i plotë:

Si e njoh unë në këto 30 vite bashkēveprimi në LDK – veprimtarin dhe Liderin e profiluar – kandidatin dhe fituesin e zgjedhjeve të neserme në Podujevë, z. Nexhmi Rudari

Rudari është i qetë, i kulturuar, përbashkues dhe gjithsesi (për mua) udhëheqësi më i strukturuar e organizuar në punë dhe veprimtari, në politikbërje e me përvojnë në sferen menaxheriale dhe për ngritjen profesionale.

– Llapi dhe Podujeva janë me fat, ngase Nexhi është pa asnje dyshim – Lideri më dinamik dhe punëtori më i madh – që ka pas ndonjëherë – ndonjë Komunë Kosovare!

Nexhmi Rudari, shquhet për punë ekipore dhe konsulta shtjefruese me bashkepunetore, shquhet veçanërisht për mendje e shpirt të gjanë, për gjuhën e tij të butë dhe naracion plot kulturë prej një të Urti – në njërën anë – por edhe për një gjuhë të thukt e me argumente të fuqishme dhe vendime t’prera, që s’mund t’ia luaj pastaj,m askush, nga ana tjetër. Askush!

Per dallim nga kundërkandidati-ët, Nexhmi Rudari ështje njeri Serioz dhe Konsistent në qëndrime ndër dekada, një Rugovist i formësuar me kulturë e taban Kombetar, sikurse edhe Kuader i profiluar e me përvojë bashkëpunimesh te shumta me Institucione Nderkombetare.

Shkurt, një Llapjan tipik, me vyrtyte të shumta si njeri, familjar dhe koleg, që – Po-në, e ka PO! E Jo-në, JO!

S’kanë faj Prishtinalitë që duke qenë dëshmitarë të dinamikave e punimeve te shumta ne Podujeve e Llap, po e thonë jo edhe pa gjelozi se, “edhe ne në Prishtin, meritojme andaj edhe ne, njē Kryetar të tillë dinamik – e jo një Dardalec, që la kryeqendrën në terr e gjumë!

Nexhmi Rudarit – LDK – me nr 11-të – I urojë që t’i arrijë majat më të larta në politike, suksese në udheheqjen e Podujeves dhe Llapit, sikurse edhe hapsirën oër majat t’jera të Lidershipit nacional në Parti – sikurse edhe Qeveri e gjetiu.

Vendi ka nevoje Lidership nga personalitete të pasterta, serioze, me kuturë dhe përgaditje, vyrtyte që janë në ADN-në e z. Nexhmi Rudari!

Përgëzimet e mia Podujevës dhe Llapit, apel per zgjedhje të rregullta e të qeta, larg e larg nga pakultuara e atyre që promovojnë dhunin e stupcat, “Bishtat e Sakicave” e marrina tjera t’perdala, që si ka pranuar e lejuar asnjehere , as Podujeva, as Llapi dhe as Kosova!. /Lajmi.net/

Lexo të tjera