Fun

Kështu duket gjuha e një studenti pas thumbimit nga bleta

0
keshtu-duket-gjuha-e-nje-studenti-pas-thumbimit-nga-bleta

Kobe Freeman, 20-vjeçar, nga Utah, u trondit nga insekti ndërsa po hante ushqimin që e kishte bërë vetë, transmeton lajmi.net.

Studenti në Universitetin Shtetëror të Ueberit, Utah, mezi mund ta fuste gjuhën në gojë, sepse ishte fryrë aq shumë.

Ai ngarkoi një video në faqen e mediave sociale TikTok, ku është bërë virale me mbi 11 mijë komente nga përdoruesit e ndryshëm.

Studenti shpjegon atë që i ndodhi gojës me shumë vështirësi, pasi fjalimi i tij është i shtrembëruar për shkak të madhësisë së gjuhës së tij.

Ai e kthen gojën drejt kamerës për të treguar shenjën e kuqe ku thumbimi i shpoi gjuhën. /Lajmi.net/

Lexo të tjera