BotaLajme

KËTO JANË ARSYET PSE TURQIA MBËSHTET AZERBAJXHANIN NË KONFLIKTIN ME ARMENINË

0

Ajo që duket si një luftë lokale për një rajon shkëmbor me peshë mjaft të vogël strategjike, mund të marrë një rëndësi krejt tjetër duke vendosur në kurs përplasjeje Moskën me Ankaranë.

Rusia ka një marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje me Armeninë që mund të hyjë në fuqi nëse luftimet përhapen në këtë vend, ndërsa Turqia, anëtare e NATO-s, është aleate me Azerbajxhanin.

Të hënën, një këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë lëshoi një deklaratë duke dënuar Armeninë.

“Ne besojmë se ky konikt mund të zgjidhet përmes negociatave paqësore, por pala armene nuk ka treguar asnjë interes deri më tani,” thuhej në deklaratë.

Rusia dhe Turqia tashmë po mbështesin palë te kundërta në luftërat civile në Libi dhe Siri. Në të njëjtën kohë, dy vendet i kanë vazhduar marrëdhëniet tregtare mes tyre e Turqia përpara disa kohësh bleu nga rusët sisteme anti-ajrore, duke zemëruar SHBA-në.

Megjithatë, një agjenci turke e lajmeve njoftoi se gjatë luftimeve të fundit, dronë të prodhimit turk godisnin shënjestra në NagorniKarabak, duke ngritur perspektivën e një beteje me palë të treta në këtë enklavë.

Shkelja e armatosur e një ish-territori sovjektik nuk është diçka të cilën Rusia do ta shohë me sy të mirë”, thotë Dmitry Trenin, drejtori i Qendrës Carnegie në Moskë. “Kjo mund të kalojë një vijë të kuqe që nuk është shkelur më parë”, shprehet ai.

Pse Turqia mbështet Azerbajxhanin në koniktin me Armeninë?

“Një komb në dy shtete”, është kredoja turke këto orë të koniktit të rishpërthyer azero-armen, me të gjithë përbërësit e saj partiakë, intelektualë dhe popullorë, për të shprehur lidhjen e fortë që e
bashkon atë me shtetin e Azerbajxhanit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar anën armene, duke thënë se Armenia është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në të njëjtin kontekst, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se pozicioni “agresiv” i Armenisë është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Kaukazit dhe se ajo duhet të heqë dorë nga ky agresion menjëherë.

Ai shtoi se Turqia dënon sulmin armen dhe do të qëndrojë pranë vëllezërve turq në Azerbajxhan në mbrojtje të integritetit territorial.

Hashtag #Azerbaycan kryesoi listën e temave me më shumë komente në Twitter të dielën në Turqi, pasi qindra mijëra turq shprehën mbështetje për Azerbajxhanin në mediat sociale.

Nafta dhe gazi azerbajxhanas për Turqinë

Më parë, katër blloqe kryesore parlamentare në parlamentin turk, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Partia Republikane e Popullit (CHP), Partia e Lëvizjes Kombëtare (MHP) dhe Partia e Mirë (Iyi Parti) lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar “vazhdimin e agresioni i Armenisë në territoret e Azerbajxhanit”.

Një Këshill i Bashkëpunimit Strategjik i nivelit të lartë vepron midis Turqisë dhe Azerbajxhanit, duke pasqyruar thellësinë dhe shkallën e marrëdhënieve në të gjitha nivelet, përfshirë ushtrinë dhe
ekonominë.

Ankaraja zakonisht merr të plagosur nga Azerbajxhani, të cilët lëndohen vazhdimisht në përleshjet me forcat armene. Media zyrtare turke përdor termin “martir” kur u referohet ushtarëve azerbajxhanas të vrarë nga plumbat e lëshuar nga forcat armene.

Shumica e popullsisë së shtetit të Azerbajxhanit është muslimane, me një prani të madhe turke, ndërsa Armenia është një vend me një popullsi kryesisht të krishterë, kryesisht e banuar nga armenë.

Azerbajxhani furnizon Turqinë me naftë dhe sasi në rritje të gazit nga fusha Shah Deniz në Detin Kaspik. Ai është një investitor i madh në Turqinë moderne dhe ka gjithashtu projekte të mëdha turke në Azerbajxhan që mund të synohen, duke përfshirë hekurudhën BakuTbilisi-Kars dhe linjën e transmetimit Baku-Ceyhan.

Në këtë kontekst, kolumnisti turk Ismail Kaya tha se ekziston një konsensus i pashembullt midis partive turke mbi çështjen e Azerbajxhanit dhe mosmarrëveshjen kutare me Armeninë,
pavarësisht nga orientimet e tyre politike dhe ideologjike, duke pasur parasysh lidhjet kombëtare, etnike dhe historike midis dy vendeve. /gazetatema.net

Lexo të tjera