Lajme

KFOR’i stërvitet për kontrollimin e turmave dhe trazirave

0

Pjesëtarët hungarezë të KFOR-it sot kanë mbajtur një stërvitje për kontrollimin e turmave dhe trazirave, ka bërë të ditur KFOR-i përmes një postimi në Facebook.

KFOR-i shkruan se janë të përkushtuar që të kontribuojnë në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Ushtarët hungarezë të KFOR-it sot u stërvitën për kontrollimin e turmës dhe të trazirave. Stërvitja reale përfshinë të gjitha njësitë operacionale të udhëhequr nga NATO për ta mbajtur gatishmërinë dhe parandalimin e tij për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe që të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në postimin e KFOR-it. (Kosova Sot Online)

Lexo të tjera