Kim Kardashian dhe Kanye West muajt e fundit kanë qenë shumë të komentuar për një krizë në lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.
Dyshja thuhet se ishin në prag të divorcit për shkak të problemeve të reperit me çrregullimin bipolar si dhe pretendimet e tij për t’iu futur garës për president.
Së fundi, çifti po relaksohen së bashku me fëmijët në pushime dhe duken shumë të lumtur e gjithë familja së bashku.
Këtë gjë më së miri e tregojnë disa imazhe që Kim i ndau me Kanyen dhe dy fëmijët, në një darkë në hotel.
View this post on InstagramA post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on
“Takimet e mbrëmjeve në DR”, janë fjalët që Kim ia la fotografive, pranë më të dashurve të saj.
Kujtojmë se Kim Kardashian së fundi ka punuar për koleksionin e ri të produkteve të markës së saj “Skims”. /Lajmi.net/
View this post on InstagramA post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on