Lajme

Kishte dhënë ryshfet 20 Euro, Gjykata e dënon me 1500 Euro gjobë

0
kishte-dhene-ryshfet-20-euro,-gjykata-e-denon-me-1500-euro-gjobe

I akuzuari më datë 28 maj 2020, rreth orës 22:30 minuta, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Republikës së Kosovës, duke e drejtuar kamionin e markës “Volvo”, ndalet për t’i kryer procedurat e kalimit të kufirit nga zyrtarët policorë e doganorë dhe gjatë kontrollit të përbashkët, të njëjtit gjejnë mall komercial të fshehur, të padeklaruar, produkte kozmetike dhe tekstil në kabinën e kamionit. Me këtë rast i akuzuari J. M. ia ofron 20 euro zyrtarëve të lartpërmendur, duke iu thënë “mos e boni të madhe këtë punë dhe së bashku merrni 20 euro dhe pini diçka, hani”, me ç’rast zyrtari policor i fotografon paratë dhe të njëjtat i konfiskon.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari për kryerjen e kësaj vepre, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim unik në shumë prej 1500 Euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera