Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur rajonin e Elassona, sipas Institutit Gjeodinamik në Greqi, transmeton lajmi.net.
Fokusi i dridhjes llogaritet 21 km në jug-jugperëndim të Elassona, raporton CNN grek.
Sipas medias në fjalë, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar dhe për dëme materiale.
Dridhja pati edhe në Shqipëri e Kosovë. /Lajmi.net/